DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kriza në Ortopedi: Dështon oferta, QKUK s’i josh anesteziologët

15 Mars 2025
A A
QKUK vendos për tre drejtorë të klinikave
Share on FacebookShare on Twitter

Asnjë anesteziolog nuk ka aplikuar në procedurën e rregullt të prokurimit të Qendrës Klinike Universitare për t’u angazhuar në Ortopedi dhe atë vetëm për listën e pritjes në këtë klinikë.

Pra, tenderi që u hap për blerjen e shërbimeve të anestezionit, dështoi në mungesë të interesimit, raporton Klan Kosova.

“Në mënyrë që të funksionalizohet edhe një sallë operative dhe të ulet lista e pritjes, QKUK ka hapur procedurë të rregullt të prokurimit për lidhje të kontratës për ofrim të shërbimeve të anestezionit. Aty kanë pasur mundësi të aplikojnë

anesteziologët e pensionuar siç e parasheh edhe legjislacioni në fuqi. Përkundër kësaj, asnjë nga ta nuk ka shprehur interesim për lidhje të kontratës”, treguan nga zyra e drejtorit të QKUK-së.

Thirrja ishte paraparë për vetëm një specialist të anestezionit me kontratë dyvjeçare dhe me pagesë prej 32 mijë eurosh në vit, e me një plan pune të veprimit.E

në bazë të raportimit paraprak të Klan Kosovës lidhur me këtë temë, drejtuesi i ortopedisë Xhavit Gashi, kishte treguar për specifikat e këtij tenderi që planifikohej të kryheshin 2 intervenime në ditë, 10 në javë dhe 400 brenda vitit. Gjithsejtë 800 operacione brenda 2 vitesh.

Ndërkaq nga përditësimi i fundit janë mbi 900 pacientë në pritje për operacion të ligamenteve dhe vendosje të protezave në gju dhe kërdhokull.

Televizioni kishte raportuar edhe më parë për pritjet e gjata prej vjetësh të këtyre pacientëve, derisa operimet e tilla në sektorin privat kapin shumat nga 6 mijë deri në 12 mijë euro.Ky institucion terciar shëndetësor për herë të parë e ka iniciuar këtë praktikë për blerjen e shërbimeve specialistike deficitare.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 992)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (974)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com