Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, shpalosi përshtypjet nga një koncert u Elina Dunit në Mitrovicë. E cilësoi si një përjetim të rrallë muzikor.
“Dy zogj, një skenë, në Mitrovicë, me tingull shqip, që sa noton aq edhe fluturon!
Djathtas, pranë saj, një kitarist me botë të pasur nga jazz-i modern; majtas, pranë tij, një Zojë e zërit që përçon historinë e dhimbshme, ëndrrat që nuk treten dhe pikëllimin e bukur të trevave tona.
Elina Duni, Zana e skenës jazz shqiptare, me zërin e saj të butë e të fuqishëm, risjell malin, detin, mallin dhe shpirtin e baladave tona.
Në albumet e tyre “Lost Ships” (2020) dhe “A Time to Remember” (2023), ndërtuan një gjuhë të përbashkët që lidh thellësinë e këngës tradicionale me ndjeshmërinë e jazz-it evropian — dhe këtë gjuhë e sollën në Mitrovicë si pjesë e Jazz Appreciation Month nga UNESCO.
Faleminderit Mitrovicës, Rona Nishliut, Elinës dhe Robit për këtë përjetim të rrallë muzikor”, shkroi në fb, Kurti.