Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë për të marrë pjesë në edicionin e 10-të të konferencës ndërkombëtare IMPACT 2025.
Në kuadër të aktiviteteve të konferencës, Kurti do të jetë i pranishëm edhe në darkën zyrtare të organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski, dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski.