Kryetari i Prishtinës, i cili po synon edhe një mandat, Përparim Rama, ka deklaruar se menaxhimi i mbeturinave në kryeqytet kërkon një qasje të planifikuar dhe transformim të plotë të sistemit ekzistues.
Gjatë debatit ai tha se synimi është që mbeturinat të mos përfundojnë në deponi, por të riciklohen në përmasa shumë më të mëdha përmes krijimit të zonave të riciklimit.
“Qëllimi është të riciklojmë mbi 90 për qind të mbeturinave dhe të kemi një sistem funksional që ndihmon kompaninë “Pastrimi” të bëhet më efektive”, tha Rama.
“Planifikimi ynë është çështje holistike e transferimit të mbeturinave. Tash, aspekti i mbeturinave mos të përfundojë në deponi, por të kemi zona të riciklimit dhe të riciklojmë numër të madh të mbeturinave, pra t’i ndihmojmë edhe kompanisë “Pastrimi” të pastrohet vetë, të ketë një menaxhment më të mirë, të transformohet një kompani për më i zgjidh problemet e Prishtinës”.
“Pastrimi” është kompani regjionale dhe ne nuk kemi mundësi që ta menxhojmë atë drejtpërdrejt, por të jetë vetëm kompani e kryeqytetit. Kemi investuar në 9 kamionë, dhe do të investojmë edhe më shumë, pra më shumë se 50 kamionë”, tha Rama