Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 11:00, ku në rend dite janë paraparë disa çështje.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, ndër pikat kryesore të rendit të ditës është propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.
Po ashtu, Kryesia pritet të shqyrtojë Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera.
“Në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë”, thuhet në njoftim.
