DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi thotë se është kërcënuar me jetë nga një drejtor i komunës

4 Tetor 2026
A A
Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi thotë se është kërcënuar me jetë nga një drejtor i komunës
Share on Facebook

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaci thotë se është kërcënuar me jetë nga ish-drejtori i Inspeksionit në këtë komunë, Hajrullah Preniqi. Arsyeja për këtë sipas Thaçit është ndërrimi i pozitës që ia ka bërë nga drejtori i Inspekcionit në drejtor të Emergjencave.

Thaçi për KosovaPress konfirmon se ka raportuar rastin në Polici, mirëpo sipas tij, Preniqi ka lidhje të ngushta me prokurorin e rastit dhe kështu “është ngadalësuar procesi i marrjes së masave”.

Arsyeja është se ai po pretendon me u kthye si shef i inspekcionit edhe për këtë arsye, menaxhimi i burimeve njerëzore më takon mua si kryetar komune, edhe lëvizjen që unë e kam bërë prej shefit të inspekcionit e kam dërguar në shef të emergjencave. Pra, unë nuk e kam dëmtuar asgjë në pagë, as në pozitë, vetëm e kam, arsye se ia kam ndërruar drejtorin. E kjo është arsyeja që ai po pretendon edhe përmes njerëzve, më ka çuar njerëz domethënë edhe më ka thënë që të hënën, nuk kemi me të lënë në jetë për me ardhur në komunë”, tha Thaçi.
Ai për KosovaPress konfirmon se ka raportuar rastin në Polici, mirëpo sipas tij, Preniqi ka lidhje të ngushta me prokurorin e rastit dhe kështu ‘është ngadalësuar procesi i marrjes së masave ndaj tij”.

Kryetari pretendon se drejtori në fjalë, Hajrullah Preniqi është recidivist i disa veprave penale.

Ndërsa Hajrullaj Preniqi për KosovaPress mohoi këto qëndrime të kryetarit Thaçi.
“S’është, e vërtetë. Ai mundet me thënë çka do, mund të deklarojë çka do. Mundet ku të dojë me shkua me ato, prej meje s’ka, nuk është i kërcënuar…”, thekson Preniqi për KosovaPress.

KosovaPress dërgoi pyetje edhe në Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por të njëjtit deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 743)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 325)
  • Opinione (58)
  • Showbiz (199)
  • Sport (467)
  • TV (108)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com