DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kryhet me sukses transplanti i parë i fshikëzës së urinës në botë

29 Maj 2025
A A
Kryhet me sukses transplanti i parë i fshikëzës së urinës në botë
Share on FacebookShare on Twitter

Një arritje historike është shënuar në mjekësi pas përfundimit me sukses të transplantit të parë të fshikëzës së urinës te një pacient i gjallë, operacion i kryer në Kaliforni nga një ekip kirurgësh pas katër vitesh pune të kujdesshme.

Marrësi i këtij transplanti, 41-vjeçari Oscar Larrainzar, baba i katër fëmijëve, i kishte humbur të dy veshkat dhe një pjesë të madhe të fshikëzës për shkak të një forme agresive të kancerit të traktit urinar. Deri para operacionit, ai kishte jetuar me dializë për shtatë vite dhe me një fshikëz të kompromentuar që mund të mbante vetëm 30 mililitra urinë, në krahasim me kapacitetin normal prej 300-400 mililitra.

Operacioni përfaqëson një hap të madh përpara, duke qenë se deri më sot pacientëve në situata të ngjashme u ofroheshin vetëm procedura të devijimit urinar – metoda të cilat shkaktojnë ndërlikime në rreth 80% të rasteve, përfshirë infeksione urinare, humbje të funksionit të veshkave dhe probleme të tretjes.

“Ky transplant është një përpjekje e jashtëzakonshme e mjekësisë moderne dhe një shpresë e re për pacientët me sëmundje të rënda të traktit urinar”, thuhet në raportimin e A2 CNN.

Ndërkohë, edhe pse gjendja e Larrainzar është stabile dhe ai ka rikuperuar funksionin e veshkave dhe është në gjendje të urinojë vetë, mjekët paralajmërojnë se rreziqet ende nuk janë kaluar plotësisht.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 594)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com