Kujtim Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme se Albin Kurti dhe nëntë “ministra” të tij që janë të certifikuar si deputetë, përkatësisht vendimarrja e tyre në post qeveritar është e paligjshme dhe antikushtetues.
Shala tha se Gjykata Supreme konstatoi se Vetëvendosje “ka uzurpuar pushtetin”.,Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka konstatuar uzurpimin e pushtetit, ushtrimin kundërkushtetues dhe kundërligjor të funksioneve ekzekutive nga ana e deputetëve të Grupit parlamentar të LVV-së”, tha ai.
Komunikata e LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, që konfirmon qartazi shkeljet e rënda kushtetuese dhe ligjore nga ana e deputetëve të cilët edhe pas certifikimit si deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë vijuar të ushtrojnë funksione ekzekutive, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin për Qeverinë.
Gjykata Supreme ka konstatuar qartazi se ministrat e certifikuar si deputetë, në çdo nxerrje vendimi veprojnë në shkelje të rëndë ligjore, kanë uzurpuar dhe po ushtrojnë funksionet në mënyrën e paligjshme dhe arbitrare pas përfundimit të mandatit.Në emër të interesit publik dhe rendit demokratik kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani ka ushtruar 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave që kanë vazhduar të marrin vendime si ministra në detyrë, ndonëse ishin certifikuar si deputetë, duke ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur rendin kushtetues dhe integritetin institucional të Republikës. Në këtë drejtim, LDK nesër do ta deponojë këtë vendim të Gjykatës Supreme në Prokurori si dëshmi e argumentimit tonëkëto 17 kallëzime penale.
LDK-ja kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të trajtojë me prioritet këto shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore dhe të veprojë pa vonesë mbi bazën e kallëzimeve penale të parashtruara nga deputetët tanë. Vendimi i Gjykatës Supreme tashmë e ka konfirmuar se kemi të bëjmë me veprime kundërkushtetuese dhe të kundërligjshme.Kosova nuk mund të lejojë më që institucionet e saj të uzurpohen dhe të keqpërdoren për interesa politike të një partie. Shteti i së drejtës nuk mund të jetë viktimë e arrogancës politike. Zbatimi i ligjit nuk është opsional, por detyrim i panegociueshëm për çdo zyrtar publik.