DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kundërshtohet largimi i 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë dhe kalimi i tyre në treg të hapur

21 Maj 2025
A A
Kundërshtohet largimi i 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë dhe kalimi i tyre në treg të hapur
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, mbajti një takim të hapur për të kundërshtuar vendimin e ZRRE-së për largimin e 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë dhe kalimin e tyre në treg të hapur, raporton Ekonomia Online.

Sipas Bajramit, mungesa e konkurrencës në tregun e energjisë dhe vetëm një ofertë nga KESCO dëshmon dështimin e ZRRE-së në mbikëqyrje.

Bajrami kritikoi gjithashtu mungesën e përfaqësuesve të ZRRE-së dhe Autoritetit të Konkurrencës në takim, duke theksuar se si institucione të pavarura kanë obligim të raportojnë para Kuvendit.

Sipas saj, ngritja e çmimeve do të sjellë valë të re të inflacionit që do të jetë e papërballueshme

“Të dyja iu kanë shmangur takimit, duke u thirrur në emër të pavarësisë së tyre. Duhet t’i raportojnë Kuvendit dhe duhet të ishin prezentë.

Sipas tyre, çështja e çmimit të energjisë po politizohet në Kuvend. Të dy institucionet e pavarura, të cilat sipas ligjit duhet t’i raportojnë kuvendit nuk vijnë. Para disa ditëve 30 deputetë të Kuvendit nga një pjesë e madhe e partive politike kanë bërë një kërkesë të anulojë vendimin për vendosjen në treg të hapur të 1 mijë e 300 kompanive.

Ne sot sërish kemi dashur të përsërimim kërkesën që të anulohet ose shtyhet deri në krijimin e kushtëve. Nuk ka konkurrencë të lirë. Kemi kërkuar oferta për energji elektrike nga pothuajse 19 kompani të licencuara dhe kemi marrë një ofertë të vetme nga KESCO.

Siç e dini para disa ditëve, 30 deputetë nënshkrues të Kuvendit kanë bërë një kërkesë të ZRRE-së që të anulojë vendimin me argumentin e fortë se nuk ka konkurrencë dhe treg të hapur. Tashmë e dimë dhe ekziston një studim për rregullimin e tregut të konkurrencës.

Pasojat ekonomike dhe sociale të këtij vendimi duhet të diskutohen këtu. Kjo që po e bëjmë nuk është politikë, por po përballemi me një gjendje të rëndë. 100 mijë llogari janë me pak aktive në TRUST, inflacioni në muajin prill krahasuar me vitin e kaluar është katërfish më lartë.

Do të ketë pasoja për konsumatorët, sepse tregtarët detyrohen të shtrenjtohen çmimet për prodhuesit.

Do të ndikojë shumë keq, sepse do të ul konkurrencën në treg dhe detyrohen ndoshta të mbyllin bizneset komplet. Për këtë arsye kërkuam që të anulohet ai vendim. Derisa në Kosovë në vitin 2024 ka importuar 142 milionë, sipas doganës vetëm deri më 1 maj është 140 milionë euro. Ky është dështin i ZRRE-së për mbikëqyrjen e operatorëve”, tha Bajrami.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri kritikoi ZRRE-në, duke e quajtur degë të partisë në pushtet.

“Fatkeqësisht sot ata që do duhej t’i kemi. ZRRE është shndërruar në një degë të partisë në pushtet dhe ka dalë prej mandatit të saj.

Mirëpo, me gjasë sot t’i ngrehim shqetësimet tona, por nuk e kemi adresën për të marrë përgjigje.

Numri i pyetjeve që kam pasur për ZRrE-në është i madh. Nuk do t’i ndalim përpjekjet që t’i kemi në Kuvendin e Kosovës”, tha Tahiri.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha u shpreh në përkrahje të bizneseve.

“Jemi me bizneset, sepse jemi treg i hapur dhe nuk do të duhej të dalim me politika tona, qoftë të heshtura ose të mohuara”, tha Berisha.

Përfaqësuesja e KESCO-s, Edona Sahiti, tha se kompania nuk ka kompetenca për vendime të tilla dhe është vetëm njëri nga 18 operatorët në treg. Ajo shtoi se KESCO është e gatshme të bashkëpunojë në procesin e tranzicionit.

“Kemi dashur të jemi pjesëmarrës që të tregojmë që jemi bashkëpunues në këtë proces që po ndodh. Ne si KESCO nuk mund të marrim si barrë diçka që nuk është në fushën tonë. Nuk kemi kompetenca. Janë edhe 18 furnizues të tjerë. KESCO ka vetëm miratimin e tarifave. Ne e kemi vullnetin të ndihmojmë në këtë proces”, tha ajo.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 111)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com