DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kupchan këshillon qeverinë e re të Kosovës: Futuni në pazar me Trumpin, jini gati për të negociuar

7 Shkurt 2025
A A
Kupchan këshillon qeverinë e re të Kosovës: Futuni në pazar me Trumpin, jini gati për të negociuar
Share on FacebookShare on Twitter

Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ka ofruar një këshillë për qeverinë e re të Kosovës rreth qasjes së saj ndaj administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, duke theksuar se ai është më i interesuar në arritjen e marrëveshjeve konkrete sesa në çështje ideologjike.

“Nëse dëshironi marrëdhenie të mira me SHBA-në bëni marrëveshje, futuni në pazar, jini gati për të negociuar. Ju duhet ta shihni Trumpin si një president që nuk është ideologjik, nuk mendon për historinë e luftërave në Ballkan. Nuk ka ndonjë pikëpamje të vecantë për multietnicitetin. Ai thjesht dëshiron të kryej punë”, ka deklaruar ai.

“Unë mendoj se qeveria e Kosovës duhet t’i qaset administratës Trump me atë lloj pragmatizmi dhe transaksionalizimi sepse do t’i shpaguhet”, ka shtuar tutje Kupchan duke folur për Radio Evropa e Lirë rreth nevojës së rreshtimit të shpejtë e të drejtë të Kosovës, posaçërisht në kohën e ngjyrimeve të reja në arkitekurën gjeopolitike të botës.

Ndryshe, shumë analistë kanë ngritur pikëpyetje se ku do ta pozicionojë Trumpi rajonin në listën e prioriteteve të politikës së jashtme përballë luftës së agresionit rus në Ukrainë dhe konflikteve në Lindjen e Mesme. Në çfarë mënyre do të veprojë lojtari kryesor global nën lidershipin e presidentit të 47-të, sigurisht se mbetet për t’u parë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 473)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 407)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (137)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com