DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti dikur i thoshte Veselit “dil matu”, por tani në mungesë të votave po e zvarritë procesin

15 Prill 2025
A A
E nesërmja e vërteta: VV s’e kallëzon as emrin për kryetar të kuvendit, ish-opozita nuk ia voton
Share on Facebook

Në vitin 2017, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kishte insistuar që kandidati i PDK-së për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, të dilte dhe të matej para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Shiko a i ke 61 deputetë. Dil matu, pse nuk po del të matesh?” i kishte thënë Kurti, Veselit gjatë seancës konstituive në vitin 2017.

E njëjta gjë nuk po ndodh edhe tani. Dita e seancës konstituive ishte paraparë sot, por ajo nuk ndodhi sepse kryetari i LVV-së nuk kishte dhënë dorëheqje konform Ligjit dhe Kushtetutës para betimit të tij si deputet.

Neni 72 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës e përcakton qartë se deputeti nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv.

“Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj”, thuhet në nenin 72 të Kushtetutës së Kosovës.

Kurti duket se kishte njohuri për këtë dhe me qëllim e ka përdorur si mjet për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai tashmë e ka të qartë që nuk i ka votat as për kryetar e as për kryeministër.

Gjatë ditës së sotme u vërtetua se Kurti kishte joshur deputetët e caktuar që në këmbim të votës, subjektet e tyre politike të marrin funksione ekzekutive, por pavarësisht kësaj, ende nuk i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur në pozitën e kryeministrit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 520)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 392)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com