DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti kujton 24 marsin e 1999-ës: 27 vite nga dita e parë e fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi

24 Mars 2026
A A
Kurti kujton 24 marsin e 1999-ës: 27 vite nga dita e parë e fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar 27 vjetorin e bombardimit të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sot janë bërë 27 vite nga dita e parë e fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, e cila e ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që shteti pushtues i Serbisë po e kryente ndaj shqiptarëve vendas në Kosovë.

Ai tha se më 24 mars 1999, forcat ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën Operacionin Forca Aleate, duke i bombarduar nga ajri forcat ushtarake dhe policore të Jugosllavisë dhe infrastrukturën e tyre.

“Kjo fushatë erdhi më shumë se një vit pas fillimit të luftës në Kosovë dhe një ditë pasi u bë e qartë përfundimisht, që Serbia e drejtuar nga Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, nuk do të pranonte asnjë ultimatum për të ndaluar operacionet ushtarake dhe policore në Kosovë kundër popullsisë civile dhe për të tërhqeur forcat nga Kosova dhe se nuk do të pranonte asgjë nga ofertat diplomatike për zgjidhje politike të çështjes së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 489)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 627)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (259)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com