DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti mirëpriti Menaxheren e re të Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand

7 Korrik 2025
A A
Kurti mirëpriti Menaxheren e re të Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pritën në një takim mirëseardhës, Menaxheren e re të Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand.

Duke theksuar faktin se bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe Bankës Botërore është forcuar në vazhdimësi në katër vitet e fundit, kryeministri Kurti shprehu bindjen dhe gatishmërinë e tij për thellim dhe forcim të mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi nën udhëheqjen e znj. Megevand.

Ai rikonfirmoi përkushtimin e qeverisë për projektet e përbashkëta, përfshirë ato që po presin ratifikimin në parlament, ndër to edhe ai për themelimin e Bankës Zhvillimore, e cila do të bëhet me mbështetjen e Bankës Botërore.

Përkushtimi dhe angazhimi i qeverisë vërtetohet edhe nga vendimi për t’u bërë vend donator në Asociacionim Ndërkombëtar për Zhvillim – si një tregim suksesi i kalimit nga një shtet përfitues në një shtet donator.

Kurti tha se prioritet i përbashkët mbetet investimi në kapitalin njerëzor, mjedis, energji, transformim digjital, dhe në ngritjen e efikasitetit të zbatimit të projekteve, për çka do të bashkëpunojnë ngushtë me Bankën Botërore dhe institucionet tjera financiare ndërkombëtare.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Botërore dhe për mbështetjen e Bankës Botërore ndaj Kosovës dhe rrugës saj për një zhvillim të qëndrueshëm.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 424)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com