Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, bëri homazhe në nderim të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij heroike.
Kurti vlerësoi kontributin e Lecit gjatë viteve të ’90-ta në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, duke e cilësuar atë si patriot, humanist dhe simbol të rezistencës që kulmoi me luftën çlirimtare të UÇK-së.
Xhevdet Leci ra heroikisht më 18 maj 1999 në Barilevë, duke mbrojtur popullatën e zhvendosur nga forcat serbe.