DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti nuk beson që SHBA-ja do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës

28 Janar 2025
A A
Kurti nuk beson që SHBA-ja do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti derisa e ka quajtur të fortë marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, ka bërë një ndarje sa i përket prioriteteve nën administratën Trump 1 dhe pasuesen e saj, atë të Bidenit.

Për të përditshmen spanjolle “El Mundo”, Kurti i ka përmendur marrëveshjet ekonomike të arritura midis Kosovës dhe Serbisë, për çka ka thënë se kjo ishte qasja e asaj kohe (Administrata Trump 1) për promovim stabiliteti.

Teksa, për administratën Biden, ai ka thënë se ka forcuar institucionet demokratike në Ballkan.

“Kosova mban një marrëdhënie të fortë bilaterale me Shtetet e Bashkuara, bazuar në përkushtimin e saj të vazhdueshëm për sovranitetin tonë dhe integrimin tonë në BE dhe NATO. Gjatë mandatit (v.j. të parë) të Trumpit, marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin prioritizuar për të promovuar stabilitetin, ndërsa administrata e Bidenit forcoi institucionet demokratike në Ballkan. Edhe pse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; Ne punojmë ngushtë me Uashingtonin”, ka thënë Kurti.

Ndërsa për mosnjohjen e Kosovës nga Spanja, Kurti ka thënë se ka vende të tjera brenda BE-së që kanë lidhje më të forta me Serbinë sesa Spanja, e megjithatë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kjo tregon se njohja e Kosovës nuk kushtëzohet domosdoshmërisht nga lidhjet ekonomike me Serbinë, por nga një vendim sovran i bazuar në parimet e drejtësisë dhe stabilitetit ndërkombëtar. Nëse Spanja njeh Kosovën, do të ishte një hap i nënkuptuar drejt stabilitetit brenda Ballkanit. Zgjerimi i Bashkimit Evropian është në tryezën e negociatave në Bruksel dhe kjo do të ishte një përgjigje perfekte për ata që kërkojnë të dobësojnë integritetin dhe bashkimin e Evropës”, ka thënë ai.

Sipas tij, vendet nuk kanë asnjë problem midis tyre që mund të çojë në bllokim të njohjes.

“Spanja, historikisht, është shënuar nga territore që kanë pretenduar autonomi më të madhe apo edhe pavarësi. Çështja e Kosovës nuk ka asnjë lidhje me situatën e brendshme politike në Spanjë”, është shprehur ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 057)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com