DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Përkundër pengesave të Kushtetueses dhe zhurmës së debateve, arritëm rezultate të jashtëzakonshme

26 Mars 2025
A A
Kurti: Përkundër pengesave të Kushtetueses dhe zhurmës së debateve, arritëm rezultate të jashtëzakonshme
Share on FacebookShare on Twitter

Katër vjet pas mbledhjes së parë së qeverisë së tij, kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar se ky mandat ka “vlejtur fort” e se ka pasur arritje të jashtëzakonshme, raporton Ekonomia Online.

Në adresimin e tij para kabinetit qeveritar, ai ka bërë me dije se brenda këtij mandati qeveria është takuar të paktën dy herë në muaj, duke i mbajtur gjithsej 254 mbledhje.

Megjithatë, ai sërish ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese dhe mediat.

“Sot 4 vjet më parë, qeveria jonë që këtë javë mbushi 4 vjet, mbajti mbledhjen e parë të punës aso kohe. Jemi takuar të paktën dy herë në muaj, në gjithësej 254 mbledhje, kemi marrë 2257 vendime. Në ballafaqim me pandeminë, përballë krizave të energjisë e inflacionit nga lufta në Ukrainë, përkundër perngesave e vonesave në Gjykatën Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra përfshirë edhe atë të çmimeve tavan, e pavarësisht sulmeve paramilitare të Serbisë, e përmbi zhurmën e madhe të debateve televizive të mbrëmjes, qeveria jonë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, ka thënë Kurti.

Shefi i qeverisë ka numëruar punët e kabinetit të tij në aspektin e brendshme dhe atë të jashtëm.

“Me ne, lëvizim pa viza në Evropë dhe nuk lëviz kufiri në veri.”

“Sistemi shëndetësor publik në Kosovë është përmirësuar dhe është bërë më i lirë, duke ofruar më shumë shërbime. Në mandatin që na pret, e që mezi e presim, do të vazhdojmë investimet. Për herë të parë, në katër komunat në veri po paguhet rryma dhe ka filluar të faturohet edhe tatimi në pronë. Tabelat dhe patentë-shoferët ilegalë nuk ekzistojnë më, pasi janë konvertuar. Gjithashtu, për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë, kemi pasur rritje të pensioneve”.

“Rreth 70 mijë nëna lehona kanë marrë për herë të parë shtesa nga shteti. Tre herë kemi rritur pagat në sektorin publik, ndërsa pagën minimale në sektorin privat e kemi rritur dy herë, dhe do ta rrisim përsëri në mandatin tjetër. Varfëria është ulur, papunësia është ulur”, ka përfunduar Kurti. /Ekonomia Online

KATEGORITË

  • Botë (1 035)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 230)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (64)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com