Kryeministri Albin Kurti edhe sot po zhvillon takim me Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.
Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit, ndërsa palët nuk janë deklaruar për media.
Pas takimit të djeshmëm, Abdixhiku deklaroi se nuk është arritur asnjë marrëveshje për çështjen e presidentit.
Madje ai theksoi se nuk ka marrë asnjë propozim nga Kurti për kandidatin për president.
