DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti premton dronët ushtarak “Made in Kosova”

26 Janar 2025
A A
Kurti premton dronët ushtarak “Made in Kosova”
Share on FacebookShare on Twitter
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, gjatë shpalosjes së programit për katër vitet e ardhshme, ka premtuar buxhet mbi 1 miliardë euro për ushtrinë, funksionalizmin e fabrikës së municioneve, si dhe zhvillimin e dronëve ushtarak “Made in Kosova”. Ai në një video të publikuar në Facebook,ka sshpalosur zotimet dhe programin e ri të Qeveria Kurti 3, ku ka thënë se do të bëhet fuqizimi i ushtrisë, përmes blerjeve të reja të armatimit në bashkëpunim me partnerët. Kurti paralajmërojë themelimin e njësisë së përbashkët ushtarake me Republikën e Shqipërisë, si dhe vazhdimin e rekrutimit të kadetëve të rijnë. Ai gjithashtu theksoi synimin që brenda mandatit të përfshihen mbi 1 mijë gra-vajza ushtarake. Kurti: Brenda mandatit të ardhshëm do të ndajmë buxhet mbi 1 miliardë për ushtrinë “Për ushtrinë tonë, në 4 vitet e ardhshme, do të ndajmë buxhet mbi 1 miliard euro, do të thellojmë dhe do të zgjerojmë bashkëpunimin ndërkombëtar bilateral dhe multilateral me shtetet anëtare të NATO-s. Funksionalizimi i fabrikës së municioneve dhe zhvillimi i industrisë ushtarake të Kosovës, është prioritet. Gjatë mandatit të ri do të zhvillojmë dronët ushtarak “Made in Kosova”. Fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjeve të armatimit, stërvitjes dhe edukimit, brenda vendit, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në akademitë më të shquara ushtarake në vendet partnere. Do të krijojmë njësinë e përbashkët ushtarake me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e rekrutimi i kadetëve të rinjë do të vijojë me ritëm të shtuar. Synojmë që brenda mandatit të ri, do të kemi 1 mijë gra-vajza ushtarake. Programi i mbrojtjes gjithëpërfshirës, do të zbatohet në të gjithë vendin. Në kuadër të këtij program, secili rezervistë vullnetarë do ta ketë trajnimin adekuat, si dhe armatimin në rast të mobilizimit”, deklaroi Kurti. Në mesin e zotimeve të bëra nga Kurti ishte heqja e taksës doganore për veturat e importuara nga bashkimi evropian prej 10%. Kurti: Do të heqim taksën dogonare prej 10% për veturat e importuara nga BE “Për veturat e importuara nga Bashkimi Evropian do të heqim taksën doganore prej 10%, gjë që do të mundësojë kosto më të lirë për qytetarët, për blerjen e veturave”, premtoi Kurti. Ai ka shtuar se do të përshpejtojnë rritjen ekonomike me mbështetjen e ndërmarrjeve prodhuese dhe inovacionit, por gjithashtu do të shënojnë rekorde të reja në investimet kapitale dhe projekte strategjike, që rrisin aktivitetin ekonomik.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 057)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com