DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Rritja e pranisë ushtarake serbe pranë kufirit, reagim ndaj ushtrimit “Defender Europe 25”

29 Maj 2025
A A
Kurti: Forcat e shumta serbe pranë kufirit, reaksion ndaj “Defender Europe 2025”
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë deklaroi se Kosova është një nga 18 vendet nikoqire të ushtrimit më të madh ushtarak të Ushtrisë së SHBA-ve në Evropë, “Defender Europe 25”, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me rreth 1000 trupa dhe se në Gjakovë është vendosur komanda e Divizionit 28 amerikan.

Kurti nënvizoi se pjesëmarrja dhe organizimi i këtij ushtrimi dëshmon përgatitjen dhe kapacitetin e institucioneve të Kosovës për të menaxhuar operacione ushtarake komplekse.

“Aktualisht në tri zona gjeografike në kontinentin e Evropës është duke u realizuar ushtrimi më i madh që Ushtria e ShBA-ve organizon dhe realizon në kontinentin e Evropës, “Defender Europe 25”, me pjesëmarrje të 25 mijë trupave nga 29 vende të NATO-s. Republika e Kosovës ka nderin dhe kënaqësinë të jetë në mesin e 18 vendeve nikoqire, dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me përafërsisht 1000 trupa në ushtrimet që po zhvillohen në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut. Këtë radhë Republika e Kosovës është vend i përzgjedhur nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është vendosur komanda e Divizionit 28 të këmbësorisë. Nga baza e FSK-së në Aeroportin e Gjakovës, kjo komandë taktike amerikane po udhëheq me të gjitha brigadat në regjionin e Evropës Juglindore”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për rritjen e pranisë ushtarake serbe pranë kufirit, duke e lidhur si reagim ndaj këtij ushtrimi ndërkombëtar.

“Institucionet tona dhe ushtria jonë po dëshmojnë që janë të afta për të mikpritur dhe për të organizuar në territorin e saj ushtrime komplekse të cilat kërkojnë planifikim, organizim dhe mbështetje të nivelit shumë të lartë. E rritja e gatishmërisë dhe pranisë në kufirin tonë e Forcave të Armatosura të Serbisë besojmë që është reaksion ndaj Defender Europe 25, por ajo çfarë nuk e dimë ende është se a po e bën këtë vetë Serbia apo një gjë të tillë ia ka kërkuar Rusia”, deklaroi ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 848)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com