Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është prononcuar për media në lidhje me zhvillimet politike, raporton Ekonomia Online.
Ai gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në forumin e diskutimit me temën: Ushtarët shqiptarë të vrarë në Armatën e ish-Jugosllavisë, i cili ka the se kjo është një dëshmi se institucionet nuk i harrojnë viktimat.
“Jemi bashkë në këtë forum për ushtarët e vrarë në Armatën e Jugosllavisë. Kjo histori është e shtrirë në një periudhë të gjatë. Rasti i parë ishte në korrik të vitit 1951, ku u vra ushtari i parë. Ai ishte Ramadan Gashi. Sot e asaj dite nuk e kanë marrë trupin dhe asnjë shpjegim. Vit pas viti u vranë ushtarë shqiptarë. Institucionet e Kosovës i njohin ata me emër, historitë e rasteve të tyre dhe krimet e kryera nga shteti i Serbisë. Kërkohet drejtësi. Janë 135 raste që do të evidentohen. Këto janë njëra nga arsyet që është bërë ky institut”, tha Kurti