Kurti shmang pyetjen për protestat për UÇK-në: T’i lëmë temat tjera për momente tjera

Facebook
WhatsApp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët nëse do të marrë pjesë në protestat e paralajmëruara në mbështetje të UÇK-së.

Kurti nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë, teksa ishte duke shkuar në akademinë përkujtimore për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Sot është trevjetori i Afrim Bunjakut, t’i lëmë temat tjera për momente tjera”, u përgjigj Kurti.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë.

 

Related Posts