DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti s’propozon Qeveri, as kryetar Kuvendi, zvarritje deri në tetor – tre skenarët ekstremë

7 Mars 2025
A A
Zyra e Kryeministrit letër Gjykatës – Kryeziu jep këto detaje
Share on FacebookShare on Twitter

Albin Kurti nuk propozon Qeveri. Kurti nuk propozon kryetar Kuvendi. Kurti zvarritë formimin e institucioneve deri në zgjedhjet lokale të tetorit. Janë këta tre skenarë ekstremë që janë përmendur nganjëherë, prej përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit deri tash.

Për fillim, rolin kryesor pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve e ka presidentja. Prej saj, nis thirrja për partinë e parë për formimin e institucioneve dhe kjo ndodhë, pasi KQZ ka certifikuar zgjedhjet.

Skenari 1: Kurti nuk propozon Qeveri

“Është në diskredicon të Presidentes, me e lutë në kuptimin me e konsultu që ta formojë brenda afatave dhe nëse jo, atëherë me e thirrë partinë e dytë.

Herën e parë, te konstituimi i Kuvendit, një prej shkaqeve të shpërndarjes është pamundësia e konstituimit të qeverisë për 60 ditë. Brenda afateve ligjore prej certifikimit është i lejumë 60 ditëshi në maksimum.

Nëse nuk konstituohet Kuvendi për 60 ditë, se duhet brenda 30 ditësh”, tha Enver Hasani.

Skenari 2: Kurti nuk propozon kryetar të Kuvendit

E gjithë nyja për formimin e institucioneve, duket të jetë te kryetari i Kuvendit.

Hasani ka një përgjigje se si mund të veprojë opozita (ose deputetët e opozitës) – në rast se partia e Kurtit, nuk propozon fare kryetar të Kuvendit (ashtu siç i takon në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin VLAN).

“Aktgjykimi për rastin VLAN, për kryetarin e Kuvendit vetëm e ka konfirmu tekstin e qartë si loti, që thotë, propozohet – pra ingirenca është me propozu, pra partia më e madhe dhe ajo propozon, dhe 50+ 1 vlen edhe për nënkryetarë që i takojnë komuniteteve joshumicë. Sepse po të merret ajo logjikë ti kurrë nuk mund t’i zgjedhësh dy nënkryetarë serbë dhe joshqiptarë sepse e majorizon”, thotë Enver Hasani dhe elaboron më hollësisht se çka mendohet me këtë pjesën që opozita mund të ‘provokojë’ kryetar Kuvendi”, thotë ai.

“Kryetarin e Kuvendit, opozita duhet të provokojë vendim, duhet të mbajë mbledhje konstituive, siç ka ndodhur më 2014 dhe Gjykata Kushtetuese siç e ka ndërru precedentin në rastin VLAN, për të cilin unë kam qenë kundër.“

Skenari 3: Skenar i pamundur

Një nga skenarët më ekstrem që është përmendur këto ditë, është mundësia e zvarritjes së formimit të institucioneve deri në tetor, atëherë kur janë edhe zgjedhjet lokale.

Ky skenar, sipas Enver Hasanit është i pamundur.

“Është e pamundur të shtyhet qeveria deri në tetor, deri në zgjedhjet lokale, ose provokon zgjedhje ose kjo është e pamundur. Pra ose ka me shku në zgjedhje tash, si pasojë e pamundësisë së formimit të institucioneve, por me shty nuk mundesh sepse Presidentja ka rol kyç”, thotë ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 913)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com