DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti takon ambasadorët për nisjen e zbatimit të Ligjit të Automjeteve për të Huajt

24 Shkurt 2026
A A
Kurti takon ambasadorët për nisjen e zbatimit të Ligjit të Automjeteve për të Huajt
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti, i ka pritur në një takim ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatik të akredituar në Kosovë. Sipas Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim Kurti i ka njoftuar për punën e Ministrisë së Brendshme dhe aktiviteteve të cilat janë ndërmarrë para nisjes së zbatimit të Ligjit të Automjeteve për të Huajt.

Zbatimi i ligjit nis nga data 15 mars 2026.

Në njoftim thuhet se ky takim është zhvilluar paraprakisht për të pasur informim më të drejtë për të huajt dhe përgjegjësitë që do të kenë në raport me këtë ligj.

“Kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë me punën e Ministrisë së Brendshme në informimin sa më të drejtë të të gjithë qytetarëve, fushatës, dhe aktiviteteve tjera të ndërmarra në këtë drejtim në mënyrë që zbatimi i plotë, i cili fillon me datën 15 mars 2026, të ketë paraprakisht informimin e drejtë, të saktë dhe të duhur për çdo të huaj ashtu që ata të jenë të njohur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Personat që mbajnë vetura me targa të huaja në Kosovë nuk do të gjobiten nëse e tejkalojnë kufirin ligjor tremujor të qëndrimit në vend, siç parasheh Ligji për Automjetet.

E shtetasit e huaj që qëndrojnë më gjatë në Kosovë nuk janë të obliguar të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orësh që nga hyrja, siç parashihet në Ligjin për të Huajt.

Serbia dhe Lista Serbe kanë kundërshtuar zbatimin e këtyre ligjeve dhe i kanë shprehur brengat e tyre edhe te bashkësia ndërkombëtare.

Herën e kaluar, Qeveria e shtyu zbatimin e ligjit për të huajt dhe atij për automjetet nga nëntori deri më 15 janar.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 473)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 401)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (137)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com