DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti takon përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik për zhvillim dhe reforma

23 Shkurt 2026
A A
Kurti takon përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik për zhvillim dhe reforma
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në këtë takim të parë prej formimit të qeverisë së re, Queirós e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e tij dhe të kabinetit qeveritar.

“Kryeministri e falënderoi Queirós për urimet dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe profesional ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner i besueshëm dhe strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, në takim u rikonfirmua gatishmëria për vazhdim të bashkëpunimit në fusha prioritare si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

“Kryeministri theksoi se reforma në prokurimin publik mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike. Në këtë drejtim, do vazhdojmë me miratimin e strategjisë anti korrupsion dhe ligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës”.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 477)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 447)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com