Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarje e organizuar me rastin e kremtimit të ditëlindjes së 90-të të Ambasadorit William Walker, e cila u mbajt në qytetin e Pejës.
Kurti tha se Walkeri ishte zëri i së vërtetës për kombi shqiptar dhe për Kosovën, raporton Zeri.info.
“Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë, për shtetin tonë, në çdo situatë e jo vetëm në atë ditë vendimtare të 15 janarit të vitit 1999; kur iu kundërvu fuqishëm propagandës së Serbisë, duke thënë që në Reçak ka ndodhur krime kundër njerëzimit dhe ai ishte momenti kur u ndërgjegjësua, e u vetëdijesua edhe diplomacia ndërkombëtare edhe opinioni publik botëror dhe vendimtar për atë që pasoi — ndërhyrja e NATO-s për ta ndaluar gjenocidin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës”, u shpreh kryeministri.
Ai i uroi ambasadorit Walker shumë dashuri dhe lumturi nëpër shumë dekada, dhe e falënderoi për gjithçka që ka bërë për vendin dhe popullin tonë dhe që vazhdon të kthehet e ta vizitojë Kosovën tonë të dashur.