DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Ahmedi

20 Qershor 2025
A A
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Ahmedi
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot gjatë ditës vizitoi për ngushëllime familjen Ahmedi, e cila humbi më të dashurin e tyre, Prof. Dr. Fikret Ahmedi.

Ai i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të ndjerit, teksa bashkë evokuan për jetën dhe veprën e tij, si një nga personalitetet më të shquara të arsimit të lartë dhe të fushës së inxhinierisë, dhe ndër profesorët e parë të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.

Në shenjë respekti, Familja Ahmedi i dhuruan kryeministrit Kurti dhe ministres Rizvanolli tri libra universitar të Prof. Dr. Fikret Ahmedi.

Gjatë karrierës së tij, Prof. Dr. Fikret Ahmeti ka botuar tekste universitare, ka drejtuar për vite Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe laboratorin e Gjeomekanikës, si dhe ka kontribuar si ekspert në projekte të rëndësishme inxhinierike në vend. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Prof. Dr. Ahmedi është nderuar me mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës dhe Oda e Inxhinierëve të Kosovës. Ai vdiq më 13 qershor 2025 në moshën 82-vjeçare.

KATEGORITË

  • Botë (1 079)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 715)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com