DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kusari-Lila vendosi tavanin 1.83 euro, Berjani parashikon goditje të re: Nesër rritje e madhe e çmimeve

3 Prill 2026
A A
Lirimi i karburantëve: Litri i naftës ka gjasë të bie në 1 euro
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat i ashpër me ftesë të LDK-së për shtrenjtimin e derivateve, lajmet nga terreni paralajmërojnë një goditje të re për xhepin e qytetarëve.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, në një prononcim ka zbuluar gjendjen reale të çmimeve këtë të premte, por ka dhënë edhe një paralajmërim shqetësues për ditën e nesërme.

Ndonëse ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi sot se çmimi maksimal i lejuar (tavani) është 1.83 euro, Berjani konfirmoi se në pikat e karburantit çmimet aktualisht janë pak më të ulëta.

“Çmimet e derivateve sot në Kosovë janë përafërsisht: Dizelli 1.79 euro deri në 1.81euro” u shpreh Berjani.

Megjithatë, ky stabilitet i përkohshëm pritet të thyhet shumë shpejt.

Berjani ka paralajmëruar se lëvizjet në bursa do të reflektohen menjëherë te ne.

Berjani prezantoi edhe shifrat nga vendet fqinje, ku Kosova aktualisht qëndron më mirë se Shqipëria, por ngjashëm me Serbinë e Malin e Zi.

“Shqipëri: Dizelli 2.08 euro, Benzina 2.03euro Serbi: Dizelli 1.80 euro, benzina 1.75 euro, Mal i Zi: Dizelli 1.80 euro, Benzina 1.75euro”, tha ai.

Ndërkohë, Ministrja, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar sot nga foltorja e Kuvendit se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës, sipas marzhës së përcaktuar, është 1.83 euro.

Gjatë fjalimit të saj, ministrja u bëri thirrje të hapur qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo rast ku ky çmim tejkalohet nga pikat e karburantit.

“Zyrtarisht sot nafta, sipas marzhës së përcaktuar, mund të shitet me çmimin më të lartë 1.83 euro. Kudo që sot është mbi 1.83 apo 1.84 e më sipër, i lus qytetarët që ta paraqesin rastin në mënyrë që të ndërmerren masa,” u shpreh Kusari-Lila.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 028)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com