DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kush e drejton qeverinë pas dorëheqjes së Kurtit?

15 Prill 2025
A A
ZKM: Refuzojmë përdorimin e sistemit gjyqësor për përfitime politike, Kurti asnjëherë s’ka refuzuar të dëshmojë
Share on FacebookShare on Twitter

Në rast se konfirmohet dorëheqja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, atëherë sipas njohësve ligjor e gjithë barra e drejtimit të qeverisë mudn të bie mbi zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Gjatë së martës u pa duke kaluar kah ndërtesa e Kuvendit.

Zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, duket se mund t’i bie në barrë e gjithë përgjegjësia e shefit të tij, Albin Kurtit.

Me aktin e dorëheqjes së kryeministrit në detyrë, ushtrimi i funksionit të të parit të qeverisë, sipas juristëve bie mbi zëvendëskryeministrin e parë.

Në këtë rast, sipas Gzim Shalës situata është shumë më e qartë, për shkak se Besnik Bislimi nuk është deputet.

“Është interpretim i pozitës së tij që pretendon se juridikisht ai është i dorëhequr. Mirëpo, situata nuk qëndron kështu. Qeveria në detyrë apo qeveria në dorëheqje vazhdon punën e saj deri sa të zgjidhet qeveria e re. Mirëpo, as qeveria në detyrë e as qeveria në dorëheqje nuk mund të udhëhiqet nga një deputet i Kuvend të Kosovës. Në këtë situatë, letër dorëheqja duhet të jetë e qartë. Duhet të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit në detyrë dhe më pas ky post të kalojë tek zëvendësit e tjerë, në mënyrë që edhe ky ta ushtrojë postin e deputetit. Përndryshe, sikurse qeveria e rregullt ashtu si qeveria në detyrë apo në dorëheqje, nuk mund të udhëhiqet nga një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Shala.

Njëjtë, konsiderohet se duhet të ndodhë edhe nëpër ministri, ku pas dorëheqjes së ministrave që kanë fituar mandatin e deputetit, ato me patjetër duhet të drejtohen nga zëvendësit e tyre.

Kurti bashkë me secilin deputet që ka detyrë qeveritare, kërkohet që të deponojnë në secretariat dorëheqjet e tyre.

“Është dashur që kryeministri dhe secili prej ministrave të japin dorëheqje jo sot e dje, por është dashur qysh në ditën kur KQZ-ja i ka certifikuar rezultatet zgjedhore. Rrjedhimisht, të njëjtit kanë qenë në shkelje ligjore në vazhdimësi deri më sot. E sot besoj nuk është protokollare që dorëheqja të sillet me fleta nëpër hollin e Kuvendit, sepse ka procedurë që përcakton se si dorëzohen dorëheqjet dhe duhet të ritheksojë se nuk mjafton dorëheqja e kryeministrit, por duhet që secili prej 15 ministrave tjerë të dorëzojnë në sekretarin e Kuvendit, dorëheqjet e tyre me shkrim”, ka thënë Eugen Cakolli nga KDI.

Pas kësaj, vlerësohet se i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit, përmes një seance të re, e cila ka kohë që të thirret 48 orë pas seancës së të martës.

Deri më tani, nuk ka njoftime për caktimin e seancës së radhës, në të cilën do të tentohet konstituimi i Kuvendit.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 202)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com