DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

6 Mars 2026
A A
Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është deklaruar për kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu, që të pezullohen afatet kushtetuese në mënyrë që presidenti i vendit të zgjidhet brenda 60 ditësh.

Ky institucion bëri të ditur se vendimi do të merret pasi të shqyrtohet secili aspekt kushtetues i pretendimeve mbi të cilat kryetarja e Kuvendit ka bërë kërkesë.

“Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe vendosjen e masës së përkohshme, është parashtruar në mënyrë elektronike, më 5 mars 2026.

Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, pasi në afatin e fundit që ishte mbrëmë, dështoi zgjedhja e kryetarit të shtetit.

Pas përfundimit të seancës, Haxhiu njoftoi se ka parashtruar kërkesën në Kushtetuese, ndërsa sot, Osamni tha se Kushtetuta është e qartë: procedurat për zgjedhjen e presidentit mund të nisin 60 ditë para afatit të fundit, por procesi duhet të finalizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual.

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 943)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com