Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se shteti të cilin ai e udhëheq do të jetë gjithmonë me serbët nga Kosova – duke theksuar “se Serbia do të fitojë edhe në çështjen e Kosovës, pasi sipas tij gjërat janë duke ndryshuar në botë”.
Gjatë paraqitjes në televizionin publik të Serbisë, Vuçiqit i është kërkuar të komentojë “arrestimet dhe deportimet e serbëve dhe vendimet e qeverisë së Kosovës, ai tha se kjo nuk do të ketë fund së shpejti dhe se Serbia do të fitojë në fund”.
“Nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë”, theksoi presidenti serb.