Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një minutë heshtje në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe në shënim të Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë që ranë në krye të detyrës.
Me këtë veprim simbolik, deputetët nderuan sakrificën dhe kontributin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që dhanë jetën në shërbim të vendit dhe sigurisë së qytetarëve.
