Ka dështuar edhe tentativa e 54-të për konstituimin e Kuvendit, e mbajtur në orën 22:00, njëherësh e fundit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
Megjithëse 103 deputetë ishin të pranishëm, prapë nuk kaloi votimi për formimin e komisionit të fshehtë parlamentar për zgjedhjen e kryekuvendarit.
Nga nesër hyn në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon deputetët të marrin çdo vendim apo ndërmarrin veprime pas kalimit të afatit 30-ditor për konstituim, të përcaktuar me aktgjykimin e 26 qershorit.
“Siç thotë edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deputetëve u ndalohet çdo vendim deri më 8n= gusht, deri në një vendim tjetër, andaj seanca ndërpritet”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht. Gjatë kësaj periudhe pritet një vendim i Kushtetueses për ngërçin politik.