Është identifikuar viktima e aksidentit tragjik të mbrëmjes së kaluar në Vushtrri. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Driton Jashari, njoftoi familja e tij.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 15:11 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri (Dragodan) në Prishtinë.
“Të dashur familjarë, miq dhe dashamirë të familjes sonë. Me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se mbrëmë ka ndërruar jetë në një aksident tragjik nipi, djali, vëllau ynë i dashur Driton Jashari”, thuhet në njoftim.
Sipas familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot (e premte) me Ikindi, në ora 15:11, në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri (Dragodan) në Prishtinë.
E pamja për burra do të mbahet pranë shtëpisë së familjes në rrugën e Vushtrrisë, në Tophane, në lokalin “N’art”, ndërsa për gra në shtëpinë e të ndjerit, më datat 21, 22 dhe 23 mars, nga ora 09:00 deri në 17:00.
