DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ky është i dyshuari që kërcënoi dëshmitarin në rastin “Brezovica”

23 Mars 2026
A A
Ky është i dyshuari që kërcënoi dëshmitarin në rastin “Brezovica”
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë i dyshuari R.K. nga komuna e Skenderajt, pasi dyshohet se ka kërcënuar dëshmitarin bashkëpunues në rastin “Brezovica”.

Sipas informacioneve personi i arrestuar është biznesmeni Ramiz Kamberi nga Skenderaj, ndërsa i kërcënuari është A.Q.

Në njoftim thuhet se R.K. dyshohet për veprat penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria bën të ditur se më 21 mars 2026, në restaurantin “Mero” në fshatin Uglar të Komunës së Fushë Kosovës, i dyshuari ka kanosur seriozisht dëshmitarin, duke i thënë:

“Vetëm qenke me fëmijë, se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lanë.”

Kërcënimi kishte për qëllim frikësimin e dëshmitarit bashkëpunues që të përmbahej nga dhënia e deklaratave në çështjen penale “Brezovica”, e cila është në shqyrtim gjyqësor në Gjykatën Themelore në Pejë.

Prokuroria thekson se R.K. ka qenë i pandehur edhe më parë në rastin “Brezovica”. Brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Pejë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 485)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 567)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (255)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com