A. Mulaj, 21 vjeç, ka humbur jetën sot në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Tërstenik të Drenasit.
Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një veturë e tipit “Pick-up” dhe një motoçikletë.
Dyshohet se Mulaj ishte duke drejtuar motoçikletën kur ndodhi përplasja fatale.
Mjeku kujdestar që doli në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e të riut, ndërsa njësitet policore të trafikut kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Humbja e 21-vjeçarit ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët dhe banorët e zonës.