Pas disa muajsh në arrati, të mërkurën është dorëzuar në Polici njëri nga të dyshuarit për të shtënat me armë zjarri, më 24 tetor të vitit të kaluar, në rrugën Rrahim Beqiri. I dyshuari tashmë ndodhet në mbajtje dhe ndalimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
I dyshuari që përfundoi në ndalim policor është Fatlum Kerqeli, rreth 19-vjeçar.
Kerqeli dyshohet se është përfshirë në këtë incident për motive akoma të panjohura dhe bashkë me të i dyshuar është Dren Bobaj.
Të njëjtit, sipas dosjes së rastit, kanë shtënë me armë në drejtim të një kafeterie dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Ndaj Kerqelit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.