DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lajçak në fund të mandatit: Bisedimet pas zgjedhjeve, po përgatitet propozimi për Kosovën dhe Serbinë

28 Janar 2025
A A
Lajçak në fund të mandatit: Bisedimet pas zgjedhjeve, po përgatitet propozimi për Kosovën dhe Serbinë
Share on FacebookShare on Twitter

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi pas dy ditësh do ta përfundojë mandatin. Ai ka thënë se BE-ja do të jetë e angazhuar në procesin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak thotë se vetë Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, do të përfshihet në këtë çështje, bashkë me Peter Sorensen, pasardhësi i Lajçak në këtë pozicion.

Siç tregon Lajçak pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë që mbahen më 9 shkurt, do të ketë një propozim për Kosovën dhe Serbinë.

“Ne kemi një analizë shumë të mirë të situatës dhe e dimë shumë mirë se, sidomos që nga vjeshta e vitit të kaluar, që kur Kosova hyri në fushatë zgjedhore, duhet të merremi me çështje specifike. Ne patëm tre takime të kryenegociatorëve gjatë vjeshtës dhe dimrit. U ulëm me orë të tëra dhe folëm shumë konkretisht për një sërë çështjesh”.

“Ne po përgatitemi që BE-ja të fillojë bisedimet në nivelin më të lartë pas zgjedhjeve në Kosovë. Përfaqësuesja e re e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, e ka bërë të qartë se do të jetë e përfshirë drejtpërdrejt dhe se dëshiron të udhëheqë procesin. Po përgatitet një qëndrim i BE-së, një propozim për të dyja palët”, ka thënë Lajçak për Radiotelevizioni e Serbisë.

“Sigurisht, nuk mund të flas për këtë më në detaje tani. Pasardhësi im, Peter Sorensen, i cili është një diplomat me përvojë dhe e njeh mirë Ballkanin, do të jetë aty për të ndihmuar Kaja Kallas në këtë punë”.

Lajçak do ta përfundojë mandatin më 31 janar.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 055)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com