DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lamine Yamal: Festa e ditëlindjes që ndez polemika – Mister, yje dhe akuza të rënda

11 Korrik 2025
A A
Zbulohen kushtet e Lamin Jamal, kërkon të gjuajë edhe penalltitë
Share on FacebookShare on Twitter

Lamine Yamal, supertalenti 17-vjeçar i Barcelonës dhe i përfaqësueses së Spanjës, po e mbyll adoleshencën me një sukses sportiv që pak futbollistë e arrijnë gjatë gjithë karrierës. Me 127 paraqitje për Barçën dhe Spanjën, 31 gola, 43 asistime, dy tituj kampion në La Liga, një kupë dhe një titull kampion Evrope verën e kaluar, Yamal është kthyer tashmë në një fenomen.

Por ndërsa ai feston hyrjen në moshën madhore më 13 korrik, festa e ditëlindjes së tij është kthyer në temë diskutimi në Spanjë dhe përtej saj. Gazeta Marca zbuloi se festa do të mbahet në Barcelonë natën para ditëlindjes, duke hedhur poshtë thashethemet për një festë luksoze në Ibiza.

Në listën e të ftuarve thuhet se janë emra të mëdhenj nga sporti dhe muzika: piloti i Formula 1 Lewis Hamilton, këngëtarja Bad Gyal, producenti Bizarrap, këngëtari Ozuna dhe reperi argjentinas Duki. Megjithatë, vëmendjen më të madhe nuk po e marrin yjet, por rregullat misterioze të festës: ndalim total i drogës, ndalim i telefonave dhe kamerave, ndërsa vendndodhja e saktë do t’u komunikohet të ftuarve vetëm disa orë para fillimit.

Në qendër të polemikës është një deklaratë e Claudia Calvo, fituese e Miss Teenager Europe 2022. Në një intervistë për emisionin TardeAR në Telecinco, Calvo tregoi se kishte refuzuar ftesën për të marrë pjesë në festë, sepse i ishte kërkuar të sillte 12 vajza të tjera, të përzgjedhura vetëm sipas paraqitjes fizike. “U interesonte madhësia e gjoksit dhe ngjyra e flokëve”, tha modelja.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 538)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com