DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Largimi i Elon Musk nga administrata Trump, reagon presidenti i ShBA-së: Ai do të jetë gjithmonë me ne

30 Maj 2025
A A
Musk ftohet në takim nga drejtori i CIA-s
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vlerësuar me fjalë të mëdha miliarderin Elon Musk, teksa njoftoi se do të mbajë një konferencë për shtyp me të, të premten në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin me Musk në kuadër të administratës së tij.

“Kjo do të jetë dita e tij e fundit në administratë, por jo realisht, sepse ai do të jetë gjithmonë me ne, duke na ndihmuar gjatë gjithë kohës. Elon është fantastik!”, shkroi Trump.

Musk ka qenë i angazhuar në administratën Trump si drejtues i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë – një njësi që kishte për qëllim të reduktonte shpenzimet federale dhe të rrite efikasitetin e punës në strukturat shtetërore.

Lajmi për largimin e tij nga kjo pozitë u bë publik të mërkurën, çka u pasua me një reagim të menjëhershëm në tregjet financiare. Investitorët e kompanisë Tesla, të shqetësuar prej kohësh për përfshirjen e Musk në politikë, reaguan pozitivisht ndaj lajmit, pas një rënie të vazhdueshme të aksioneve këtë vit.

Kjo rënie është lidhur edhe me mbështetjen e tij të hapur për Trump dhe partitë e djathta në Evropë.

Pavarësisht afërsisë me republikanët, Musk ka kritikuar së fundmi disa propozime ligjore të tyre lidhur me taksat dhe buxhetin, duke i cilësuar si “të papërballueshme dhe joefikase”.

Po ashtu, ai ka njoftuar se do të shpenzojë më pak për fushatat politike në të ardhmen, pas një kontributi prej afro 300 milionë dollarësh në vitin e kaluar për kandidaturën presidenciale të Trump dhe për kandidatë të tjerë republikanë.

Konferenca për shtyp e së premtes pritet të shërbejë si një reflektim mbi kontributin e Musk në administratë, por gjithashtu edhe si sinjal i vazhdimit të marrëdhënieve të tij të ngushta me Presidentin Trump.

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 905)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com