Policia e Kosovës ka nisur procedurat për largimin me forcë të N.V., ish-shtetas i Republikës së Kosovës dhe aktualisht shtetas i Serbisë, i identifikuar si pjesëtar i inteligjencës policore serbe.
Vendimi vjen pas privimit të shtetësisë së tij nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Deri në realizimin e plotë të procedurave ligjore, N.V. ndodhet në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.
Policia konfirmon se veprimet janë në përputhje me ligjet dhe do të vazhdojë zbatimin e vendimeve shtetërore.