DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Laura Pollozhani: Kriza është bërë mënyrë normale e qeverisjes, partitë duhet ta marrin shtetin më seriozisht

30 Shtator 2026
A A
Laura Pollozhani: Kriza është bërë mënyrë normale e qeverisjes, partitë duhet ta marrin shtetin më seriozisht
Share on Facebook

Analistja Laura Pollozhani, në emisionin “FORUM” në DTV Media, ka folur për krizën politike dhe situatën institucionale në Kosovë.

Pollozhani ka thënë se, sipas saj, në Kosovë është krijuar një kontekst jo normal politik, ndërsa kriza institucionale është shndërruar në një mënyrë të zakonshme të funksionimit dhe qeverisjes.

Ajo ka vlerësuar se pas verdiktit të Gjykatës Speciale është krijuar një kontekst i ri politik, duke shprehur shpresën se kjo situatë mund të sjellë një zgjidhje për krizën në Kosovë.

“Njerëzit janë lodhur me zgjedhjet në Kosovë”, ka thënë Pollozhani, duke iu referuar përsëritjes së proceseve zgjedhore dhe pasigurisë politike.

Sipas saj, situata shoqërohet edhe me polarizim të madh mes partive politike, gjë që e vështirëson gjetjen e një kompromisi për tejkalimin e krizës.

Pollozhani ka deklaruar se do të ishte në interes të të gjitha partive politike që të mos ketë zgjedhje të reja, por subjektet politike të ulen në dialog dhe ta trajtojnë funksionimin e shtetit me më shumë seriozitet.

Ajo ka bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe kompromis, në mënyrë që institucionet e Kosovës të mund të funksionojnë dhe vendi të dalë nga cikli i vazhdueshëm i krizave.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 136)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (463)
  • TV (103)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com