DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

LDK e prerë, s’do bashkëpunim me VV-në – Azemi kërkon që Kurti ta sqarojë për kë e përdori ‘hajvanat’

23 Maj 2025
A A
LDK e prerë, s’do bashkëpunim me VV-në – Azemi kërkon që Kurti ta sqarojë për kë e përdori ‘hajvanat’
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visa Azemi, njëherësh anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë se Kosova ka nevojë për krijim të institucioneve dhe të një qeverie të shëndoshë e të qëndrueshme.Ai i ka bërë thirrje VV-së që ta bëjë këtë si parti fituese, e nëse nuk mundet, t’ua lë mundësinë partive tjera.

“E pashë që presidentja ka thënë se nuk është mirë që po zvarritet krijimi i institucioneve por që është brenda suazave normale në vendet evropiane që mendoj se neve praktikat e këqija nuk na duhen dhe na bëjnë punë, Kosova sot ka shumë nevojë për krijim të institucioneve sepse ka shumë punë e vendime para vetes dhe këto vendime duhet t’i marrë një qeveri e shëndoshë dhe e qëndrueshme, këtë nuk e kemi, për këtë po luftojmë, për këtë po i bëjmë thirrje çdo ditë partisë fituese të zgjedhjeve që të mos e bllokojë konstituimin e Kuvendit, t’i japë drejtim, nëse nuk kanë vullnet për t’i bërë institucionet le të deklarohen dhe ka parti të tjera që janë pjesë përbërëse e parlamentit që mund t’i drejtojnë ato”, u shpreh ai.

Ish kandidati për deputet ka folur dhe për ofertën e VV-së për LDK-në, derisa ka thënë se nuk ka nevojë t’i lus askush pasi nuk ndryshojnë qëndrim.

Ai ka potencuar se LDK është sulmuar më së shumti me ofendime nga VV gjatë fushatës zgjedhore.

“Nuk ka nevojë të na lut kërkush sepse nuk është çështje që duhet ta lusim njëri-tjetrin. Janë disa parime, disa vendime që i ka marrë LDK duke u bazuar në të kaluarën që e ka pasur me VV-në. Nuk ka ngelur mirëbesim mes dy partive. E dyta, fushata e VV-së ka qenë e orientuar kah LDK, VV vazhdimisht e ka sulmuar LDK-në, i kemi marrë fyerjet më të rënda nga ta dhe kështu e ka mbytur mundësinë dhe e ka mbyllur hapësirën për një bashkëpunim. Pra, nuk duam bashkëpunim me VV-në dhe kështu ju japim mundësi të tjerëve. Por, nuk mund të shash, të fyesh, me i quajt spiunë e tradhtarë, madje këtë termin hajvan thanë që e ka pasur me mua… nëse Faton Peci ka folur në emër të Kurtit, po e lus Kurtin le të del dhe le të sqarohet sepse ndoshta e liron një pjesë tjetër të opozitës që janë ndier të fyer nga ai term”, është shprehur ai.

Azemi ka folur për termin ‘hajvanat’ për çka thotë se VV tani po thotë se ka qenë për të, për çka ka thënë se duhet ta sqarojë Kurti.

“Ata e kanë shpikur kinse unë paskam thënë se bruto produkti vendor e buxheti nuk janë në korrelacion, që është e pavërtetë, nuk kam thënë asgjë më shumë as më pak se sa që ka thënë gjithë partia. Tani duan ta mitigojnë atë që e kanë bërë dhe në këtë rast kanë gjetur një personazh tjetër të LDK-së, por kur ke punë me Visar Azemin e LDK-së, ke punë me gjithë LDK-në. Faton Pecin ndoshta e ka lutur z.Kurti që të thotë ashtu, prandaj unë kam kërkuar që z.Kurti të dalë të sqarohet”, ka theksuar ai.

Ai ka ritheksuar se LDK nuk do bashkëpunim me VV-në.“Nuk kemi çka t’i themi VV-së pos ato që ua kemi thënë deri tash. Nuk duam të kemi bashkëpunim me VV-në”.

Azemi ka folur dhe për mundësinë që LDK të pranonte ofertë për bashkëpunim me VV-në, nëse do t’i ofrohej posti i kryeministrit.

“Jo. Ne kemi thënë se LDK mund të jetë në një qeveri pa VV-në, vetëm nëse e udhëheq LDK atë qeveri, prandaj këto ofertat tjera nuk i marrim parasysh. Nëse e jep kryeministrin, le te jep e mandej përgjigjet këshilli i përgjithshëm e kryesia”, ka deklaruar ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 035)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 231)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (64)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com