Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti për qasjen e tij ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Në një postim në Facebook, Mustafa e ka quajtur Kurtin “të papjekur” dhe “fëmijë ngucakeq”, duke e akuzuar për sjellje me inat edhe në rastet kur kërkohet bashkëpunim për zhbllokimin e projekteve në kryeqytet.
Ai shton se kjo qasje ka qenë konstante gjatë gjithë karrierës së Kurtit, brenda dhe jashtë Kosovës.