Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës priti sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe bashkëpartiakët e tij, raporton Ekonomia Online.
“Është festë e sakrificës. Le të na shërbejë si devotshmëri ndaj Krijuesit”, tha Abdixhiku gjatë vizitës, duke uruar paqe dhe mirësi për të gjithë qytetarët.
