Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) njoftoi sot prezantimin e kandidatit të partisë për kryetar të Komunës së Artanës, Bajrush Ymeri, gjatë një takimi me qytetarët e kësaj komune.
Në fjalimin e tij, kryetari i LDK-së e përshkroi Ymerin si një figurë të lidhur ngushtë me vendin e tij: “Bajrush Ymeri është njeriu i Artanës. Ai është biri i këtij vendi, që e njeh më mirë se kushdo çdo lagje, çdo rrugë, çdo fshat. Ai nuk vjen mepremtime boshe. Ai vjen me përvojë, me përkushtim, me ndershmëri. Ai është gati të punojë ditë e natë për t’ua dhënë qytetarëve të Artanës dinjitetin, për t’ua mbajtur shpresën, për ta bërë Artanën një vend me plot zhvillim.”
Kreu i LDK-së gjithashtu prezantoi edhe listën për Kuvendin Komunal të Artanës, duke theksuar rëndësinë e një asambleje të fortë: “Janë burra e gra të ndershëm, profesionistë, njerëz që nuk e shohin politikën si privilegj, por si shërbim.”Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe inkurajoi të gjithë drejt fitores më 12 tetor, duke e parë këtë komunë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin lokal dhe përfaqësimin demokratik.
