DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lëndohen pesë persona pas një përleshjeje me armë dhe thikë në Veternik, policia arreston tetë të dyshuar

27 Shtator 2026
A A
Skenderaj: 34 vjeçari pësoi lëndime të rënda trupore, të dyshuarit në arrati
Share on Facebook

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën e Veternikut, në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave.

Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 04:39, prapa një lokali. Gjatë përleshjes, njëri prej të dyshuarve dyshohet se ka përdorur armë zjarri dhe ka qëlluar një person, duke e plagosur, ndërsa një tjetër dyshohet se ka përdorur thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër.

Të dy personave të lënduar u është ofruar ndihma mjekësore dhe ata janë duke u trajtuar.

Gjatë veprimeve policore në vendin e ngjarjes dhe nga personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar disa prova materiale, përfshirë një pistoletë, tri gëzhoja, dy fishekë, dy predha, një thikë, një çelës metalik dhe një veturë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tetë persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & POSEDIM ILEGAL I ARMËS & SULM & PJESËMARRJE NË RRAHJE/Veternik, Prishtinë / 26.09.2026 – 04:39. Është raportuar se mbrapa një lokali në Prishtinë pas një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë (m/k), njëri prej tyre ka qëlluar -plagosur një nga të dyshuarit, ndërsa i dyshuari tjetër ka përdorur një mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar lëndime trupore. Dy të dyshuarve (të lënduarve) ju është ofruar ndihma mjekësore dhe të njëjtit gjenden nën tretman mjekësor. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes dhe nga personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: një armë- pistoletë, 3 gëzhoja, 2 fishekë, 2 predha, 1 thikë, 1 çelës metalik dhe një veturë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit (tetë) janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 879)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (193)
  • Sport (452)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com