DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike/ZRRE: Furnizimi nga KEK përfundon më 30 korrik

24 Korrik 2025
A A
“Të pezullohet vendimi”, “Do të shtrenjtohen edhe buka, vaji e sheqeri”, thirrje të mos rritet çmimi i rrymës
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke iu referuar mandatin ligjor sipas Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, njofton të gjithë konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), se periudha maksimale e këtij furnizimi të garantuar përfundon më 30.07.2025, për konsumatorët që kanë shfrytëzuar këtë shërbim nga data 1 qershor 2025.

“Furnizimi nga FMF është një masë e përkohshme që ka për qëllim sigurimin e vazhdimësisë së furnizimit me energji elektrike për konsumatorët të cilët, për çfarëdo arsye, kanë mbetur pa furnizues komercial. Ky furnizim i garantuar nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe nuk mund të vazhdohet pas datës së lartcekur.

ZRRE u bën thirrje të gjithë konsumatorëve të prekur që pa vonesë të kontaktojnë një furnizues të licencuar dhe të nënshkruajnë marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike. Mosveprimi brenda afatit të paraparë do të rezultojë me ndërprerjen automatike të furnizimit me energji elektrike pas datës 30.07.2025, përkatësisht sipas afatit gjashtëdhjetë (60) ditor, pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht.

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është një proces që po zbatohet në përputhje të plotë me ligjin dhe praktikat më të mira rregullatore. Me kënaqësi ju informojmë se edhe Gjykatat, në rastet e shqyrtuara lidhur me këtë proces, kanë vlerësuar si të ligjshme dhe të bazuara vendimet e ZRRE-së, duke konfirmuar se veprimet tona janë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.

Për lehtësi, lista e furnizuesve të licencuar nga ZRRE është publikuar në ueb-faqen zyrtare të ZRRE-së: https://ëëë.ero-ks.org/zrre/sites/default/files/Publikimet/Licencat/2025.07.10._Regjistri%20mbi%20Licencat%20e%20leshuara%20FURNIZIM%20ËEB_te%20licencuar_0.pdf

ZRRE mbetet e përkushtuar të sigurojë një treg funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke garantuar transparencë, mbrojtje të konsumatorëve dhe siguri juridike në çdo hap të procesit”, thuhet ën komunikatën për media të ZRRE-së.

KATEGORITË

  • Botë (1 085)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 825)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com