Libri më i ri i Bajram Kosumit “Revolucioni 1981” do të promovohet në Gjilan, më 17 prill në orën 15:00 në Amfiteatrin B01 të Universitetit “Kadri Zeka” dhe do të moderohet nga Merxhan Avdyli.
Të pranishmit do të kenë mundësinë të diskutojnë me autorin për librin, sikurse edhe për krijimtarinë dhe veprimtarinë e tij.
Ky libër përfshin organizimin e demonstratave të vitit 1981, ku nëpërmjet autorit është analizuar ndikimi i demonstratave në proceset politike e kulturore në Kosovë, në Jugosllavi, në Shqipëri dhe në rrënimin e komunizmit sovjetik.