Udhëheqësit evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasdite, përpara takimit shumëpalësh me Presidentin Donald Trump.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte udhëheqësi i parë që mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të hënën, i ndjekur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe më pas kryeministri britanik, Keir Starmer. Të gjithë u pritën nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley.
Gjithashtu pritet të mbërrijnë sot: Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zyrtarët evropianë thanë se vendimi për të ardhur në Uashington pasqyronte urgjencën që shumë udhëheqës ndiejnë për t’u bashkuar me Presidentin Donald Trump në konfliktin Rusi-Ukrainë – por edhe alarmin e tyre për mos u lënë mënjanë.
Udhëheqësit fluturuan për në Uashington veçmas, por koordinuan qasjen e tyre përpara se të takoheshin me Trumpin.