DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lidhja e Bizneseve kërkon pezullimin e vendimit të ZRrE-së, dëmton prodhuesit

16 Qershor 2025
A A
Edhe sot komentet dhe sugjerimet për shtrenjtimin e rrymës
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, përmes Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE-së, të cilin e konsideron të padrejtë dhe dëmtues për bizneset vendore dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

LBK apelon për unitet institucional dhe paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe demokratike për të mbrojtur interesat e sektorit privat dhe ekonomisë së Kosovës.

”Shoqata e Prodhuesve të Kosovës në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës kërkon edhe njëherë pezullimin e menjëhershëm të vendimit të padrejtë të ZRRE-së!

Ky vendim dëmton rëndë prodhuesit, fabrikat dhe bizneset vendore, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat në Kosovë.

Vendim i padrejtë, i njëanshëm dhe i dëmshëm, i cili nuk reflekton as nevojat reale të ekonomisë, as sakrificat e sektorit privat në ndërtimin e Kosovës. Bizneset tona, fabrikat tona dhe punëtorët tanë nuk mund të jenë viktima të papërgjegjësisë institucionale dhe lojërave të errëta burokratike.

LBK nuk do të ndalet. Ky vendim do të rrëzohet.

Ne e kemi për detyrë të mos heshtim. Ky vendim është sulm direkt ndaj prodhimit vendor, ndaj konkurrueshmërisë, investimeve dhe vetë stabilitetit ekonomik të vendit. Nuk do të ndalemi derisa të rikthehet drejtësia dhe interesi i përbashkët kombëtar!

Lidhja e Bizneseve të Kosovës Thirrje për unitet dhe reagim institucional

Lidhja e Bizneseve të Kosovës iu bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore – Kuvendit të Kosovës, Qeverisë, edhe disa përfaqësueseve të Odave ekonomike, sindikatave dhe shoqërisë civile – të qëndrojnë përkrah sektorit privat në këtë betejë legjitime dhe jetike.

Nuk është vetëm interes i biznesit – është mbrojtje e punës, e dinjitetit dhe e së ardhmes së Republikës së Kosovës.

Çdo vonesë është dëm ekonomik. Çdo heshtje është bashkëfajësi.

LBK do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm institucionalë, ligjorë dhe demokratikë, për të korrigjuar këtë padrejtësi dhe për të mbrojtur interesin kolektiv të bizneseve dhe të qytetarëve të këtij vendi.

Bashkë për drejtësi ekonomike. Bashkë për Kosovën!”

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 526)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com